Kucova, Qyteti ku ecim se bashku.. Kliko per te pare dokumentarin Click here to watch documentary Bashkia Kucove

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Komunitetit Rom

Print

 Në këtë aktivtet morën pjesë 70 banorë të këtij komunitetit, nga këta 40 fëmijë të moshës 3-18 vjeç të tjerët prindër dhe të rinj të komunitetit romë.                                     

Aktiviteti u organizua në ambjentet e Qendrës Rinore. Në fillim u prezantua qëllimi i këtij aktivitetit, pasi fëmijët, por edhe prindërit nuk kishin njohuri për datën 8 Prill si Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Komunitetit  Romë, si ditën kundër çdo forme diskriminimi racial për të gjithë romët.

Në banerin e vendosur në Qendrën Rinore u shkruajt thënia e zgjedhur nga të rinjtë e Qendrës Rinore; “Një botë më e bukur, pa paragjykime” .

  

Të rinjtë e qendrës organizuan për fëmijet eom lojra zhvilluese të tilla si:

 

-Të prezantonin veten në mënyrë të barabartë me prindërit;

 

-Vajzat dhe djemtë janë të barabarte

 

-Si te shprehnin endrrat e tyre                                                                                        

 

-U organizua nje role-play me temen:                                                                         

 

-“Unë kam të drejtë të jemi mbrojtur dhe  të kem familje”. Në këtë role u përfshin 9 fëmijë.           

 

10 fëmijë të vegjël kishin vizatuar disa vizatime me thënie të shkruara dhe të pasqyruara në vizatime si:

 

-Unë kam të drejtë të kem një shtepi.

 

-Unë dua të jem i lirë.

 

-Unë dua të kem një ambjent të pastër.

 

-Unë kam nevojë për një streh

 

-Unë kam të drejtë të arsimohem

 

-Unë kam të drejtë të ushqehem                                                                                                                          Pas aktivitetit fëmijëve iu dhurua nga një vizatim dhe një pako me ngjyra.                                                          Fëmijëve iu dhuruan bluza me flamurin rom dhe thënie të ndryshme si:

 

-Unë kam të drejtë të kem një emër.

 

-Unë kam të drejtë të kem familje.

 

-Unë kam të drejte të jem i mbrojtur.

 

-Unë kam të drejtë të mos paragjykohem.

 

-Unë kam të drejtë të mos diskriminohem.

 

-Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta.

 

-Unë kam të drejtë të arsimohem                                                                                                                         

Të rinjtë romë organizuan një koncert  me këngë dhe valle të kulturës rome. Fëmijet e vegjël recituan. Pas aktivitetit në Qendrën Rinore, 6 fëmijë rom, një lider i komunitetit rome, Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve organizuan një takim me Kryetarin e Bashkisë Kuçovë z. Bardhyl GJYZELI në zyrën e tij. Gjatë takimit fëmijët i folën Kryetarit të Bashkisë për disa nga problemet që shqetësonin komunitetin e tyre dhe ata vetë si: për familjet që janë nxjerrë nga pronarët nga banesa, për kushte për t’u arsimuar, për një pjesë e komunitetit rom që janë të papunë, apo për fëmijë të talentuar që nuk përfshihet në koncertet që organizon bashkia.

 

Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, u premtoi fëmijëve që do të kenë një vëmëndje më të madhe për ata dhe familjet e tyre dhe do të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve që bashkia do të organizojë.   

 

 

Dokumentar "Kucova sot dhe neser" http://www.youtube.com/watch?v=K24CCjujaDM
Tab content 2
Sunday the 21st. | Home | Joomla 3 Templates Joomlaskins