Kucova, Qyteti ku ecim se bashku.. Kliko per te pare dokumentarin Click here to watch documentary Bashkia Kucove

Festat e 28 - 29 Nëntorit

Print

  Data 16 Nëntor 2012

  Flamurtari i Qytetit Ora 10ºº– Në sheshin “18 Tetori” , para Bashkisë, me nxënësit e shkollave të Mesme                

          “FLAMURTARI I QYTETIT”

Një aktivitet që vërtet shënoi fillimin e festës sipas programit të paraqitur nga organizatorët, sepse  realisht ajo ka filluar më parë, pse jo edhe me rastin e festës së Çlirimit të Kuçovës, por nga përmasa, koha dhe cilësia e programit artistik vlen realisht për t’u vlerësuar.

 Pjesëmarrja masive e shkollave të rrethit të Kuçovës, dominimi i ngjyrës së kuqe, jo vetem në flamuj, por edhe në veshje, krijimi i një sfondi festiv, në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mbërthyen pjesëmarrësit në këtë aktivitet përreth dy orë. Merrnin pjesë: Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Prefekti i Kuçovës z. Fadil Marra, Drejtore e Zyrës Arsimore znj. Fatbardha Bullari, etj..

Mbas reshtimit të shkollave pjesëmarrëse fjalën e rastit e mbajti Drejtoresha e Zyrës Arsimore, znj. Fatbardha Bullari dhe më pas përshëndeti Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.

Aktiviteti artistik që përshkoi në boshtin e vet një material të pasur artistik, si atë letrar, koreografik dhe muzikor, vërtet kishte një arritje profesionale të një niveli të lartë.

Data 23 Nëntor 2012

  Ora 10³º– Në Qendrën Kulturore “Feniks”(biblioteka)

                  “LETËRSIA DHE PAVARËSIA”

Në vazhdimin e programti festiv të 100 Vjetorit të Pavarësisë nëQendrën Kulturore “Feniks” (biblioteka) u zhvillua takimi “LETËRSIA DHE PAVARËSIA”. Ky takim u realizua në këtë periudhë, për të qënë një takim në jubile të festave të nëntorit. Përmbajtja e takimit ishte e larmishme jo vetëm në referimin e mësueses së letërsisë znj. Adelina Agalliu mbi letërsinë e këtyre 100 vitëve, por edhe prezantimi sintetik i librit të fundit të autorit Zenun Sina “Shqipëria ime”, për të vazhduar më tej me konkursin e krijimtarisë letrare të nxënësve të dy shkollave të mesme. Në këtë eveniment, i paraqitur në programin e festave, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.

Po këtë ditë, u vazhdua me programin nga ora 10ºº– 12ºº dhe 16ºº-18ºº, para Bashkisë nga nxënësit e shkollave të Mesme në “SENSIBILIZIM PËR MJEDISIN”. Ndërsa në programin e paradites për realizimin e kësaj teme, ishin xhirot me biçikleta dhe me materiale figurative e me folësa të ndryshëm, për sensibilizimin në ruajtjen e mjedisit sa më të paster nga tymrat, mbetjet familjare dhe të tjera, në atë të mbasdites, po krahas kësaj teme, u realizua një poster me qiri të ndezur me mbishkrimin “NE DHE MJEDISI”. Në këto programe të realizuara me shumë përkushtim nga nxënësit e shkollave, morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Kryetari i Bashkisë z. Shpëtim Nishani si dhe nga stafi pedagogjik i shkollave.

 Data 25 Nëntor 2012

 Ora 17ºº, sheshi para Bashkisë

                “KONCERT FESTIV”

Një koncert me të gjitha elementet e saj, duke filluar nga “Reiola” klip, një paraqitje elektronike e mesazhit që përcillte në kuadër të festës së Pavarësisë kjo shkollë jopublike, të realizuar mjaftë mirë artistikisht. Shkolla “Reiola” gjeti një mënyrë mjaft artistike për të realizuar retrospektivën e gjithë këtij shekulli.

 Koncerti u zhvillua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, ku krahas këngëtarëve të qytetit tonë si Anila Halili, Edmond Naqellari, Artur Guri, etj., ishin edhe artistë të ftuar si: Ervin Bushati, Onanta Spahiu, Dule Malindi, Nertila Vreto. Këtij ambjenti festiv nuk i munguan edhe tavolina të ndryshme të bizneseve kuçovare, për t’a mbyllur aktivitetin me bukurinë e fishekzareve.

 Data 26 Nëntor 2012

 Ora 11ºº– Në Qendrën Kulturore “Feniks”(biblioteka) nga nxënësja Silvana Hoxha, “EKSPOZITË PIKTURE”, punime të realizuara nga autorja në procese mësimore dhe që do të rijë e hapur deri ditën e Premte.

 Data 27 Nëntor 2012

Aktivitete 100 vjetori  Ora 10ºº– Në Shkollën “28 Nëntori”: “AKTIVITET PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË”, aktivitet që filloi me fjalën e rastit të Drejtoreshës së Shkollës “28 Nëntori” znj. Rade Kasa, për t’ja dhënë më tej fjalën Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI:

Të dashur nxënës !

Të nderuar mësues dhe staf pedagogjik të shkollës "28 Nëntori“

Të nderuar pjesëmarrës !

 Të gjithë ne jemi përgatitur për të pritur nesër me madhështi, festën e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Vendit, përgatitje kjo që manifestohet kudo, në ambjentet tona familjare, në institucione, në rrugë e kudo. E kemi filluar këtë eveniment shumë të rëndësishme më datën 16 për të vazhduar më tej me kronikat e të gjithë ditëve ndërmjetëse, por madhështinë e vet për Kuçovën, kjo festë e ka në këtë shkollë e cila ka të skalitur në emrin e saj, këtë datë të shënuar të kombit shqiptar, 28 Nëntori.

Përvjetore të tilla na takojnë t’i festojmë njëherë në jetë dhe me të drejtë na takon të bëjmë një ambjent kaq festiv me flamujt tanë kombëtar.

Më 28 Nëntor 1912 Shqipëria, pas shumë përpjekjesh dhe një periudhe të gjatë të zgjimit dhe rilindjes së ndjenjës kombëtare, falë veprimtarisë së palodhur të rilindasve tanë, vendosi të shpallte pavarësinë.

Pavarësia e Shqipërisë është ngjarja që ka madhështinë me të cilën shënohet lindja e shteteve. Ajo datë na bënë të gjithë neve, krenarë dhe më të vetdijshëm ndaj respektit për flamurin dhe ruajtjen e vlerave që ai përfaqson.

Shumë ngjarje ka kaluar vendi ynë nga ngritja e flamurit, zgjimit dhe rilindjes së ndjenjës kombëtare të rilindasve tanë, por figura legjendare e Ismail Qemalit dhe të gjithë patriotëve të tjerë që kishin punuar sëbashku, shprehin atë dëshirë të pamposhtur për t’a bërë Shqipërinë "të lirë e të mosvarrme“, dë- shirë që për 500 vjet rresht e kishte ushqyer ndërgjegjen kombëtare të gjithë brezave të shqiptarëve.

Shqipëria e Nëntorit 2012 është fati i madh i vendit të vogël ballkanas, që e sheh vehten të vendosur në shinat e një shteti, që jeton mes familjes së madhe të shteteve të Kontinetit të vjetër.

 

Kemi pakënaqësi për ç’ka na kanë trajtuar ? Është e kuptueshme, por më shumë se çdo gjë, kemi krenarinë se shqiptarët sot kanë dy shtete në ballkan, që dikur as nuk e kuptonte dhe perceptonte ekzistencën e shtetit të shqiptarëve. Ndaj sot, kur shteti është 100 vjeçar, shqiptarët mund të krenohen që kanë mbijetuar me gjuhën e tyre, identitetin e spikatur dhe institucionet e veta.

Duke kujtuar me respekt veprën e pavdekshme të patriotëve dhe rilindasve tanë, që luftuan me pushkë e penë, për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë të dashur, ne gjejmë aty dhe frymëzimin për të patur të njëjtat motive në punën për përparimin dhe lulëzimin e kombit tonë. Jo më pak është kjo edhe për ju të dashur nxënës që pikërisht këtu të gjeni edhe ju frymëzimin tuaj për të mësuar më shumë në të gjitha fushat, sidomos në historinë e popullit tonë, i cili e ka skalitur atë në luftra e beteja, me gjakun e të parëve tanë.

Shkolla e juaj e cila feston këtë vit 49 vjetorin e krijimit të saj, ka edhe ajo historinë e vet, sepse nga kjo shkollë kanë dalë me dhjetra e dhjetra kuadro dhe njerëz të zot, të cilët kanë treguar vlera në fusha të ndryshme të jetës.

Megjithatë unë nuk dua të numërojë rezultate dhe suksese të kësaj natyre, sepse këto i tha Drejtoresha e Shkollës, por ajo që dua të deklarojë këtu përpara jush, Bashkia e Kuçovës është në tratativa për të siguruar fonde për rikonstruktimin e shkollës tuaj, për ta bërë atë sa më të bukur dhe funksionale për ju nxënës të dashur.

Me këtë rast ju uroj juve dhe mësuesit tuaj të dashur suksese në punën e tyre të përditëshme, për të arritur rezultate sa më të larta në përgatitjen e brezit të ri, sepse ata kanë rolin kryesor për zhvillimin dhe rritjen e nivelit arsimor dhe profesional të shoqërisë tonë.

Gëzuar Festën e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Suksese në mësime dhe dalshi të gjithë me rezultate sa më të mira.

 Gëzuar.

Më pas aktiviteti vazhdoi me një program të pasur artistik, për të vazhduar më tej me një kokteil

  Data 28 Nëntor 2012

 Ngritja e Flamurit Ora 10ºº– “NGRITJA E FLAMURIT”,“TAKIM PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISE”. Në fillim nën shoqërimin e Himnit të Flamurit, u bë ngritja e flamurIt nga Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.

 Më pas një koncert i shkurtër artistik nga nxënësit e shkollës “28 Nëntori”, për të vazhduar më tej në sallën e mbledhjeve të bashkisë. Në fillim e mori fjalën Kryeytari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI :

Të nderuar bashkëqytetar !

Sot mbarë Shqipëria është në festë, të gjithë shqiptarët kudo që janë, brënda dhe jashtë atdheut janë në festë. Sot edhe Kuçova është në festë, të gjithë ne kuçovarët festojmë bashkë me të gjithë shqipta rët, 100 vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë që shënoi edhe lindjen dhe pavarësinë e shtetit të ri shqiptar.

Përvjetore të tilla na takojnë t’i festojmë njëherë në jetë dhe me të drejtë na takon të bëjmë një ambjent kaq festiv me flamujt tanë kombëtar. Sapo ngritëm flamurin tonë kombëtar para bashkisë, një akt simbo lik që kujton atë ditë të paharruar të 28 Nëntori 1912, valavitjen e flamurit kuq e zi në Vlorë, pasi ky fla mur ishte shpalosur më parë në disa qytete të mëdha të Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe Beratin.

  Më 28 Nëntor 1912 Shqipëria, pas shumë përpjekjesh, pas një periudhe të gjatë të zgjimit dhe rilin- djes së ndjenjës kombëtare, falë veprimtarisë së palodhur të rilindasve tanë, vendosi të shpallte pavarë sinë.

Pavarësia e Shqipërisë është ngjarja që ka madhështinë me të cilën shënohet lindja e shteteve. Ajo datë na bënë krenarë dhe më të vetdijshëm ndaj respektit për flamurin dhe ruajtjen e vlerave që ai përfaqson.

Shumë ngjarje ka kaluar vendi ynë nga ngritja e flamurit, zgjimit dhe rilindjes së ndjenjës kombëtare të rilindasve tanë, por figura legjendare e Ismail Qemalit dhe të gjithë patriotëve të tjerë që kishin punuar sëbashku, shprehin atë dëshirë të pamposhtur për t’a bërë Shqipërinë "të lirë e të mosvarrme“, dë shirë që për 500 vjet rresht e kishte ushqyer ndërgjegjen kombëtare të të gjithë brezave të shqiptarëve.

Konsolidimi i shtetit shqiptar, ishte detyrë e veshtirë sidomos në kontekstin tragjik të kohës dhe në teatrin e  zhvillimeve ballkanike dhe europiane, por gradualisht shteti shqiptar u forcua, megjithëse në fund të procesit të konsolidimit doli me gati gjysmën e territorit jashtë kufijve shtetëror.

Viti 2008, ashtu si viti 1912 do të mbetet në historinë e kombit shqiptar, si viti që më 17 Shkurt, ringriti flamurin e pavarësisë në shtetin më të ri të globit, Kosovës.

Kjo ngarje e madhe e popullit kosovar ka rëndësinë e vet edhe në trojet tona, midis një populli që flet një gjuhë dhe është një komb.

   Të nderuar të pranishëm !

Duke kujtuar me respekt veprën e pavdekshme të patriotëve dhe rilindasve tanë, që luftuan me pushkë e penë, për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë të dashur, ne gjejmë aty dhe frymëzimin për të patur të njëjtat motive në punën për përparimin dhe lulëzimin e kombit tonë.

Më 18 Tetor ne festuam me madhështi 68 Vjetorin e Çlirimit të qytetit tonë të dashur, Kuçovës dhe po me këtë madhështi, krahas festës së 100 Vjetorit të Pavarësisë, do të festojmë dhe do të nderojmë festën e 29 Nëntorit, 68 Vjetorin e Çlirimit të Atdheut tonë të dashur.

Më lejoni, që duke përfunduar këtë përshëndetje, t’ju uroj :

RROFTË 28 NËNTORI, DITA E MADHE E SHPALLJES SË PAVARËSISË NË 100 VJETORIN E FESTIMIT TË SAJ.

LAVDI PËR JETË POPULLIT SHQIPTAR.

Më pas u mbajt një kumtes me rastin e kësaj ngjarje të madhe të popullit tonë nga Nën/Kryetari i Bashkisë z. Shpëtim Nishani, për të kaluar më tej në ndarjen e titujve “QYTETAR NDERI“ dhe  "NDERI I QYTETIT“ , si dhe "Çertifikatë Mirënjohje“, personave të cilët janë bërë të ditur tashmë, nëpërmjet  gazetës së bashkisë "Lajmëtari i Kuçovës“

 Data 29 Nëntor 2012

 Me veteranët e KuçovësOra 10ºº–Pranë Lapidarit: “PËRKUJTIMI I DITËS SË ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË”, e cila filloi me vendosjen e kurorave te ndryshme per te vazhduar me tej mbas “Himnit te Flamurit” me fjalen e hapjes nga kryetari I Komitetit te veteraneve te rrehti te Kuçoves, z. Sofokli Tere I cili ne vazhdim I a dha fjalen Kryetari te Bashkise . z. Bardhyl GJYZELI :

TË NDERUAR TË PRANISHËM !

Jemi këtu sot për të përkujtuar festën më të madhe të kombit tonë :

29 Nëntorin, 68 vjetorin e Çlirimit të vendit.

 Së bashku kemi nderuar dhe kemi bërë homazhe në këto ditë përkujtimore të ngjarjeve të rëndësish me për qytetin e Kuçovës, ashtu si edhe për mbarë vëndin tonë. I kemi realizuar me përkushtim të gji tha detyrimet që na ka lënë koha për t’i kujtuar ata dhe mbi të gjitha të ndërgjegjësuar se po realizojmë detyrimet tona ndaj atyre që nuk morën parasysh, as familjen dhe as jetën, për të mirën e kombit.

E bëjmë këtë sepse e ndjejmë si një krenari të ligjëshme, njëkohësisht edhe si detyrë ndaj atyre që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e Atdheut tonë, që të përulemi thellë ndaj kujtimit të tyre, në ditë të zakonëshme dhe aq më shumë, në ditë festash përvjetore.

Muaji i Nëntorit është muaji i lavdishëm i dy nga festave më të mëdha të Kombit tonë:

Pavarësia e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, dhe që këtë vit ne sapo festuam 100 vjetorin e saj si një nga ngjarjet që ka madhështinë me të cilën shënohet lindja e shteteve. Liria dhe Pavarësia e vendit ka qënë gjithmonë evenimenti më i rëndësishëm për shqiptarët, brënda dhe jashtë kufijve të atdheut.

Në këtë përvjetor të veçantë, Bashkia Kuçovë organizoi një sërë aktivitetesh dhe programe, të cilat për nga niveli dhe përmbajtja kishin një cilësi shumë të lartë. Dua t’i falenderoj të gjithë pjesëmarësit dhe të angazhuarit që i realizuan ato, për të ngritur më tej vlerat e këtyre dy datave historike të popullit tonë.

Ndërsa sot ne festojmë 68 vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Po me këtë përvjetor festuam dhe gëzuam të gjithë së bashku më 18 Tetor edhe 68- vjetorin e Çlirimit të Kuçovës, e cila edhe për këtë vit la gjurmë të veçanta në qytetarin e bashkisë tonë

Data 29 Nëntor 1944, dita e Çlirimit të vendit mbetet një vepër vigane, që solli jo vetëm lirinë, por e rreshtoi Shqipërinë tonë të dashur, me koalicionin e madh antifashistë.

Ishte jeta e dhënë nga 28 000 Dëshmorë të Atdheut, që ne sot festojmë dhe gëzojmë këto ditë të buku ra, këto ndryshime rrënjësore që po evidentohen në vendin dhe në qytetin tonë.

Të nderuar të pranishëm !

Ne kemi marrë një angazhim dhe e tregojme me realitetin objektiv se do të jemi gjithmonë këtu në ditë përkujtimore, që të japim sa më shumë kontributin tonë, për t’ua përcjellë brezave më të rinj, ditët histo rike dhe veprat madhore të popullit tonë.

 Ato do të mbeten të skalitura jo vetëm nëpër lapidare por edhe në kujtesën e popullit si ngjarje monu- mentale, të pazëvëndësueshme dhe të pakorigjuesh- me nga ata që kërkojnë të shtrëmbërojnë historinë e popullit tonë.

 Duke zhvilluar këtë ceremoni festive edhe populli i Kuçovës dëshmonë se vlerëson rëndësinë e da- tave të mëdha :

28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë

29 Nëntorin Ditën e Çlirimit të vendit, prandaj duke përfunduar ju urojë të gjithëve :

GËZUAR 29 NËNTORIN, 68 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË ATDHEUT

LAVDI TË PËRJETSHME  DËSHMORËVE TË KOMBIT TONË.

Në takime me veteranëtMbas fjalës së Kryetarit të Bashkisë, u dha një koncert i shkollës "28 Nëntori“, për të vazhduar më tej me vizita në familje të Dëshmorëve të LANÇ-it. Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, Kryetari i Veteranëve të LANÇ-it të rrethit të Kuçovës z. Sofokli Tere dhe Kryetari i PS-së të rrethit z. Vangjel Shyti, bënë vizitë në famljen e z. Kujtim Veizaj.

Me rastin e festës së Çlirimit të Atdheut, Komiteti i Veteranëve dhe Pasardhës Veteran, organizuan një drekë festive dhe përkujtimore për këtë ditë të shënuar.

 

 

Dokumentar "Kucova sot dhe neser" http://www.youtube.com/watch?v=K24CCjujaDM
Tab content 2
Wednesday the 1st. | Home | Joomla 3 Templates Joomlaskins